19:29 / E Hënë, 04 Mars 2024 / LB

Alphonso Davies shumë pranë Real Madrid, zbulohen detajet e kontratës

Me çështjen e transferimit të Kylian Mbappe që tashmë ka prekur fundin, Real Madrid ka kthyer vëmendjen e tyre tek nënshkrimi me njërin prej prioriteteve kryesore të merkatos së verës, Alphonso Davies.

23-vjeçari është identifikuar si një objektiv kryesor për të përmirësuar opsionet e ekipit në krahun e majtë të mbrojtjes. Vetëm disa ditë më parë, raportimet shtuan se Davies tashmë ka arritur një marrëveshje verbale për tu bashkuar me Real Madrid.

Marrëveshja afër përfundimit

Mediumi ‘Cadena SER’ ka ardhur me një përditësim të madh të situatës së Davies, duke pretenduar se Real Madrid është pranë përfundimit të nënshkrimit me yllin e Bayern Munich. Siç shton raporti, marrëveshja është në ‘fazën finale’ dhe madrilenët po afrohen çdo ditë e më shumë drejt transferimit të njërit prej prioriteteve të tyre verore.

Bayern Munich e vlerëson kartonin e Davies në 50 milionë euro edhe pse Real Madrid fillimisht po planifikonte të paguante vetëm 35 milionë euro, ata tani janë të gatshëm ta rrisin ofertën e tyre për të kënaqur kërkesat e bavarezëve.

Davies do të nënshkruaj një kontratë katërvjeçare

Për më shumë, raporti citon se Davies do të nënshkruaj një kontratë katërvjeçare me Real Madrid, sapo transferimi të finalizohet.

Edhe pse ka pasur interesim për të nga klubet tjera, 23-vjeçari e kishte bërë të ditur se ai do të luaj vetëm për ‘Los Blancos’/abcnews.al/