Altin Zeqiri fantastik, futbollisti kosovar shënon gol në Turqi
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/04/zeq.jpg)
Skuadra e Rizesporit është duke fituar minimalisht 1:0 ndaj Antalyasporit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Turqisë.
Golin për 1:0 e ka shënuar futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Altin Zeqiri, shkruan Indeksonline
Zeqiri shënoi një gol nga afërsia për t’ia dhënë epërsinë skuadrës së tij pas një asisti të bukur nga bashkëlojtari i tij, Olawoyin.
Ky ishte goli i katërt i lojtarit “dardan” në Superligë. Ai poashtu ka bërë edhe pesë asiste këtë edicion./Indeksonline/