Altin Zeqiri shënon dy gola në fitoren e Rizesporit
Skuadra e Rizesporit ka shënuar fitore 3:0 ndaj Antalyasporit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Turqisë.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës, Altin Zeqiri, shkruan Indeksonline
Në pjesën e dytë, lojtari kosovar shënoi edhe një gol tjetër të bukur për t’ia dhënë epërsinë ekipit të tij prej dy golave.
Me këto dy gola, futbollisti “Dardan” shkon në kuotën e pesë shënimeve këtë edicion me fanellën e Rizesporit. Ai po ashtu ka bërë edhe pesë asiste./Indeksonline/