13:26 / E Diele, 02 Janar 2022 / MSH

Alvisa dhe Bashkimi flasin për jetën bashkë pas “Për’Puthen”

Bashkimi dhe Alvisa e mbyllën rrugëtimin e tyre në “Përputhen” për të vazhduar jashtë historinë e dashurisë. Të ftuar në “Pardon My French” ata treguan si po i kalojnë këto ditë dhe planet për të ardhmen.

“Jemi më të qetë, po shijojmë njëri- tjetrin. Aq ishte si eksperiencë, nuk më mungon të them të drejtën. Koha do të vërtetojë sa real jemi ne. Ka komente negative, por janë një përqindje shumë e vogël me adresa ‘fake’. Jam njeri shumë i thjeshtë”, tha Alvisa.

Ndërsa Bashkimi u shpreh: Eksperiencë shumë e mirë. 4 muaj ishin boll, dola bashkë me pulën (Alvisën). Ditët e para shkuam në vendlindjen tonë, unë në Mitrovicë, ajo në Vlorë për të qëndruar me familjarët tanë.

Me batutë, Alvisa tregoi se gjyshja e kishte pyetur pse nuk e kishte marrë me vete Bashkimin.

Ndër të tjera, ata zbuluan pak nga marrëdhënia e tyre, e sa xhelozë janë.

“Kudo që të jetë mua do më ketë nga mbrapa”, tha Alvisa.

Të pyetur se ç’do të bënin po të merrnin oferta larg njëri-tjetrit, ata thanë:

Bashkimi: Nuk kam patur asnjë ofertë deri tani. Dua ta provoj, por jam pak i vështirë. Dua të jetë diçka që ja vlen. Çfarëdo të jetë, mjafton të jetë në televizion.

Alvisa: Unë nuk jam pro lidhjeve në distancë. Nëse do të na jepeshin këto oferta do përpiqeshim të rrinim bashkë.

Po për marrëdhënien e tyre, çfarë kanë menduar? A janë ata gati të zyrtarizojnë marrëdhënien?

Bashkimi: Nuk e di për mua është pak e vështirë të bëj plane. Nëse jemi bashkë do e shohim.

Alvisa: Nuk kam asnjë plan, si të rrjedhë.