17:20 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ambasada Amerikane: Grenell mezi pret të punojë me Thaçin dhe liderët për të sjellë paqe në rajon!

Sot në vendin tonë po qëndron përfaqësuesi i Presidentit Amerikan Donald Trump, Richard Grenell.

Grenell sot është takuar me presidenten e Kosovës, Hashim Thaçi, ku më pas zhvilloi takim me liderin e VV-së, Albin Kurti dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa e kandidaten për kryeministre nga e njëjta parti, Vjosa Osmani, shkruan Indeksonline.

Pas këtyre takimeve, Ambasada Amerikane në Prishtinë ka bërë një publikim në faqen zyrtare, duke potencuar takimin e Grenell me Presidentin Thaçi.

“I dërguari i posaçëm presidencial Grenell mezi pret të punojë me Presidentin Thaçi dhe udhëheqësit e tjerë të #Kosovës për të ndihmuar në sjelljen e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit në Kosovë dhe rajon”, shkruhet në njoftim./Indeksonline/