75 Mall Live Search
09:40 / E Premte, 27 Mars 2026 / S Z

Ambasada amerikane në Kosovë uron “dardanët” për fitoren historike ndaj Sllovakisë

Kombëtarja e Kosovës e mori fitoren më të madhe në historinë e saj mbrëmë, duke e mposhtur Sllovakinë.

“Dardanët” fituan 4-3 dhe kështu siguruan kualifikimin në finalen e “play-off”-it” të Botërorit 2026.

Pas kësaj humbje të rëndë për ta, sllovakët kanë reaguar të dëshpëruar pas ndeshjes.

E fitoren e Kosovës e ka uruar edhe Ambasada amerikane në Kosovës, përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

“Urime Kosovë për fitoren historike”, ishte përshkrimi i ambasadës.