Ambasada Amerikane reagon për shkarkimin e bordit të RTK-së, e quan të nxituar dhe të njëanshëm
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/07/211700939_341700444148628_729434977541565746_n.jpg)
Ambasada Amerika ka dalur me zë kritik ndaj shkarkimit të anëtarëve të bordit të RTK-së.
Të nxituar dhe të njëanshëm e ka vlerësuar shkarkimin e shtatë anëtarëve të bordit të RTK-së dje në Kuvend.
“Derisa kosovarët meritojnë llogaridhënie, shkarkimet duhet të jenë të bazuara në dëshmi transparente, ashtu siç emërimet duhet të bazohen në meritë. Shkarkimet e nxituara të njëanshme dëmtojnë institucionet publike dhe nuk trajtojnë problemet strukturore. Reformat efektive afatgjata kërkojnë një qasje të qëllimshme, metodike duke i lënë interesat e Kosovës të parët dhe politikën partiake” thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë./Indeksonline/