10:26 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ambasada amerikane të rinjve kosovarë: Dilni me shoqëri, por veproni me mençuri, mbajini maskat!

Ambasada amerikane ka dalë me një porosi për të rinjtë kosovarë gjatë kësaj kohe kur i mbarë globi po përballet me pandeminë Covid-19, transmeton IndeksOnline.

Ambasada amerikane, iu ka drejtuar të rinjve me fjalët se e kupton rëndësinë që ka shoqëria për ta, por se takimet me ta t’i bëjnë në mënyrë të mençur, duke vendosur maskat, ruajtur distancën sociale dhe të kujtojnë se kjo bëhet për të mbrojtur të tjerët aq sa edhe veten.

“Covidi-19 është i vërtetë: Rini, ne e dimë se sa e rëndësishme është të kaloni kohën me shoqërinë tuaj. Por bëjeni këtë në mërë të mençur! Mbajini maskat, ruajeni distancën sociale dhe kujtojeni se këtë po e bëni për të mbrojtur shoqërinë tuaj aq sa edhe veten. Dhe mos harroni, i pastroni telefonat tuaj mobilë aq shpesh sa edhe i pastroni duart. Ndalonjeni shpërndarjen”, ishte shkrimi i ambasades amerikane./IndeksOnline/