13:45 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ambasada amerikane: Urime Kosovë, mezi presim të punojmë me Qeverinë e Hotit

Ambasada amerikane ka reaguar pas votimit të Qeverisë së Hotit.

Në urimin zyrtar, thuhet se Ambasadaba e SHBA-së mezi pret të punojë me Qeverinë e Hotit.

“Urime për formimin paqësor të Qeverisë së re. Mezi presim të punojmë me Qeverinë e Hotit për të vazhduar punën e rëndësishme për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, duke përfshirë përpjekjet për të forcuar marrëdhëniet rajonale dhe luftimin e COVID-it 19”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë./Indeksonline/