21:21 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ambasada Britanike: Çfarë udhëtimi i shkëlqyeshëm i ekipit të Kosovës për kualifikimet Euro 2020!

Kosova pësoi sot disfatë ndaj Anglisë.

Kombëtarja angleze i dha kombëtares sonë 4 gola.

Pas përfundimi të lojës, Ambasada Britanike ka përshëndetur këtë ndeshje që u luajt në stadium “Fadil Vokrri” në Prishtinë, derisa uroi Anglinë për fitoren dhe Kosovën për shpirtin luftarak që tregoi, shkruan Indeksonline.

“Urimë Angli për fitoren e sotme. Dhe urime Kosovës për shpirtin luftarak që treguan. Çfarë udhëtimi i shkëlqyeshëm për këtë ekip të Kosovës në kualifikimet e Euro 2020”, shkruhet në faqen zyrtare Facebook të Ambasdës Britanike./Indeksonline/