09:06 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ambasada britanike uron Kosovën, shkruan për mikpritjen dhe zemrën e madhe të kosovarëve

Ambasada britanike, në Kosovë, ka uruar popullin e Kosovës për 12- vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në një postim të bërë në faqen zyrtare, ambasada shkruan se edhe një herë Kosova i tregoi botës për mikpritjen e mrekullueshme në vitin e kaluar gjatë lojës më Anglinë, në Prishtinë.

Gjithashtu kujtoi se si populli kosovar tregoi zemrën e madhe pas tërmetit tragjik në Shqipëri, përcjell Indeksonline.

Ndërkaq, shkruhet se Mbretëria e Bashkuar, do të jetë partneri i Kosovës, përderisa zhvillohesh e përparon në të mirë të qytetarëve.

Ky është postimi plotë i Ambasadës britanike:

Gëzuar ditëlindjen e 12-të Kosovë! Gjatë vitit të kaluar edhe një herë ti i ke treguar botës mikpritjen tënde të mrekullueshme, gjatë lojës së parë të futbollit Kosovë -Angli, në Prishtinë. Dhe përsëri ke treguar zemrën tënde të madhe, kur pas tërmeteve në Shqipëri shkove me shpejtësi në ndihmë të atyre që ishin në nevojë të madhe.

Marrëdhëniet tona janë ndërtuara përmes historisë dhe vazhdojnë të rriten. Mbretëria e Bashkuar do të jetë partneri yt, përderisa zhvillohesh dhe përparon për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe për stabilitetin e rajonit.