75 Mall Live Search
11:56 / E Mërkurë, 01 Prill 2026 / Gj Sh

Ambasada e Amerikës në Prishtinë: Kosova luajti me zemër

Kosova kishte mundësinë e artë për tu kualifikuar në Kupën e Botës, e cila këtë vit mbahet në Amerikë, Meksikë dhe Kanada.

Kosova mbrëmë pësoi humbje 1-0 nga Turqia, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Ptishtinë, në finalen e play-offit, shkruan IndeksOnline.

Ambasada Amerikane në Prishtinë, ka reaguar pasi Kosova nuk arriti të kualifikohet në Kampionatin Botëror.

”Një përpjekje e shkëlqyer nga kombëtarja e Kosovës – luajti me zemër, vendosmëri, dhe krenari. Ajo që arritët është vërtet e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme.”, thuhet në postim./IndeksOnline/