10:44 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Ambasada e Britanisë në Prishtinë dhe kryeministrja May urojnë për fillimin e Ramazanit

Ambasada e Britanisë në Prishtinë ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të Ramazanit.

Përmes një postimi në rrjetin social twitter, kanë shpërndarë edhe urimin e kryeministres së Britanisë, Theresa May.

“Ramazani përfaqëson vlerat e paqes, reflektimit, devotshmërisë dhe humanitetit në univers. Të gjithë myslimanëve në Britani dhe gjithë botën, urime Ramazani” shkruan May.