Ambasada e Britanisë thirrje qytetarëve për të votuar
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka dal me një thirrje për qytetarët pak para se të mbyllen vendvotimet.
Në postimin e bërë Ambasada ka inkurajuar qytetarët që të dalin të votojnë dhe të zgjedhin ata që mendojnë se i përfaqësojnë më së miri, transmeton lajmi.net.
“Ambasada jonë britanike i ka përcjellur zgjedhjet sot në pjesë të ndryshme të Kosovës. Është e bukur të shohësh votuesit në Kosovë duke ushtruar të drejtën e tyre demokratike. Ende ka kohë që të shkoni dhe të votoni, prandaj ne ju inkurajojmë të gjithë që të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të zgjedhin ata që besojnë se i përfaqësojnë më së miri interesat e Kosovës në Kuvend”, thuhet në postimin e tyre

