17:13 / E Shtunë, 15 Janar 2022 / OSH

Ambasada e Italisë në Kosovë merr pjesë në ceremoninë përkujtimore në 23 vjetorin e masakrës së Reçakut

Ambasada e Italisë në Kosovë, ka marrë pjesë sot në ceremoninë përkujtimore në 23 vjetorin e masakrës së Reçakut, shkruan IndeksOnline.

Në njoftimin e ambasades thuhet se 45 civilë të pafajshëm u vranë në një akt brutal, për të cilin ende nuk kemi parë drejtësi

“Morëm pjesë në ceremoninë përkujtimore në 23 vjetorin e masakrës së #Reçakut. Më 15 janar 1999, 45 civilë të pafajshëm u vranë në një akt brutal, për të cilin ende nuk kemi parë drejtësi. Nuk duhet të harrojmë kurrë”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/