13:41 / E Diele, 12 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Ambasada e Kosovës në Berlin shënon 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së dhe 42 vjetorin e demonstratave të vitit 1981

Shkruan: Hajriz Mamaj 

Berlin, mars 2023 

“ Ju mund ta burgosni një person, por jo idenë, jo idealin, jo vullnetin dhe luftën për liri”

                                                                                                      Nelson Mandela     

Duke mos e lënë në harresë të kaluarën, po me një vizione për të ndërtuar të ardhmen e vendit, ambasadori Dr. Faruk Ajeti ,shkurtin dhe marsin i ka vënë si dy muaj me shumë prioritet të aktiviteteve të ambasadës së Kosovës në Berlin, duke vënë dijen dhe aktivitetin e vet në cilësinë e një rilindësi dhe diplomati të përkryer që me plotë sukses po dëshmon se Kosova tashmë po përfaqësohet nga djemtë e saj më të mirë si dikur që rilindësit bënin kudo në botë. Me 28 shkurt  arritëm të shohim një organizim të shkëlqyer me personalitete të shquara të vendeve të ndryshme botërore të përfaqësuara nga ambasadorët e vendeve të tyre si dhe një numër të madhe të deputeteve gjermanë si dhe personalitete të shquara të jetës dhe politikës gjermane.

Hafiz Gagica me Bujar Bello

Duke i mbetur besnik të shkuarës dhe sakrificës së popullit tonë e në veçanti 25 vjetorin e Epopesë së UÇK dhe 42 vjetorin e demonstratave të vitit 1981 ambasadori Ajeti në lokalet  e  ambasadës me 7 mars solli para një numri  të madhe artdashësish Ekspozitën e Sylë Mujajt, një i burgosur politik që përjetoj të zitë e ullirit në burgjet serbe.

Ambasadori Dr. Faruk Ajeti duke mbajt fjalën hyrëse

Duke falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje, ambasadori Dr. Faruk Ajeti në mes të tjerash tha:

Falënderoj z. Hafiz Gagica, veprimtari i dalluar për çështjen e Kosovës që për shumë vite ishte në krye të Degës së LDK për Gjermani .Znj. Feride Istogu Gillseberg,  Znj. Saliha Rama, poete dhe anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë në Gjermani. Një falënderim të veçantë do e adresoj edhe për të gjithë ju bashkatdhetarë  që jetoni dhe punoni në Berlin. Në vazhdim ambasadori Ajeti  foli edhe  për rëndësinë e ekspozitës që sot organizojmë, ajo paraqet një rëndësi të veçantë jo vetëm për nga përmbajtja, por edhe nga autori i saj, Sylë Mujaj.

Feride Istogu Gillseberg

Të nderuar zonja dhe zotërinj. Historia personale e Sylë Mujajt, paraqet një pjesë të historisë së vuajtjeve të popullit tonë. Historia personale e Sylë Mujajt paraqet historinë   e shumë shqiptarëve të Kosovës, të cilët vuajtën nëpër burgjet serbe. Historia personal e Sylë Mujajt është vet historia e Kosovës. Autori i kësaj ekspozite vuajti në burgjet serbe mbi 10 vite, shtatë prej tyre në çeli.

Autori i këtyre veprave është Sylë Mujaj, një personalitet i veçantë dhe unik, punimet e të cilit janë të realizuara në tablotë të përmasave të ndryshme, me mesazhe dhe kolorit të fuqishëm artistik. Ne punimet e tij, Sylë Mujaj ekspozon punën disavjeçare dhe me  përkushtimin  prej filigranisti, për të realizuar konceptin e tij artistik dhe unik. 

Poetja Salie Rama

Duke shikuar me plotë kujdes punimet e autorit Mujaj vizitori fiton përshtypjen se kemi të bëjmë me një ekspozitë jo të zakonshme nisur nga vetë përmasat dhe pesha fizike e punimeve origjinale të punuara me mermer dhe qeramikë, por edhe nga stili i veçantë që autorin e dallon nga krijuesit tjerë, ngasë llojllojshmëria e punimeve dhe motive që autori trajton në veprat e tij artistike e bëjnë të veçantë nga të tjerët. Autori me plotë krenari flet me të gjithë të pranishmit rreth temave dhe motivet që ai trajton e në veçanti e prekë në veprat e tij historinë dhe vuajtjet e shqiptarëve për liri, për  çka edhe vet autori për 10 vite rresht dergjet në burgjet serbe.

Kjo periudhë ka lënë gjurmë të pashlyer në jetën e autorit ,e këto vërehen në shumë punime të autorit që sot vizitori i prek dhe bashkëbisedon me vet autorin. Autori me mjeshtri ka prekë edhe motivin  mitik atë të takimit të Konstandinit me  Doruntinën, pastaj  figura e Skënderbeut dhe figurat kyçe të historisë sonë nga  lashtësia e deri në ditët tona e përfaqësuar me Adem Jasharin dhe figura tjera të historisë tonë.

Punime të artistit dhe të burgosurit të njohur politik Sylë Mujaj, që ishte një ndër udhëheqësit e demonstratave të vitit 1981 në Prishtinë

Pjesë e krijimtarinë së tij janë edhe portretizimi i femrës, i gruas së bukur shqiptare, që autori me mjeshtri të veçantë i pasqyron në veprat e tij me theks të veçantë e paraqet femrën shqiptare me kostume të veshjes nga vendlindja e autorit të cilat me mjeshtri të rrallë i portretizon autori. Një vështrim kritik rreth veprës së Sylë Mujajt e bëri edhe zonja Feride Istogu Gillseberg e cila e mishëruar me artin e Sylë Mujajt erdhi nga Kopenhagën për të prekur nga afër të gjitha punimet e autorit.

Autori Sylë Mujaj

Zonja Istogu vlerësoj lartë krijimtarinë artistike të autorit Mujaj për motivet që ai trajton, duke filluar nga përjetimet e tij  nga  burgu për të vazhduar në të gjitha etapat e historisë së popullit shqiptar. Në shumë  punime vërehen portrete të cilat i bënë të pavdekshme për gjeneratat e ardhshme autori Sylë Mujaj tha zonja Istogu Gillseberg. Në këtë mbrëmje Znj. Feride Istogu Gillseberg u paraqit për të pranishmit me “Kënga e Rexhës” e përpunuar nga Lola Aleksi Gjoka e cila  i dha një emocion të veçantë të pranishmëve dhe thënë  me metaforë më zërin që vajtoi Rexhën sikur preku shpirtat e të gjithë atyre heronjve që autori Sylë Mujaj i kishte portretizoi në punimet e tij.

Punim artistik i Sylë Mujajt

Zonja Saliha Rama, poete dhe anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë në Gjermani nëpërmjet vargjeve i dha një freski ekspozitës duke lexuar poezi nga opusi i saj krijues dhe të vet autorit Sylë Mujajt. Në mbyllje të këtij shënimi një falënderim i veçantë shkon edhe për personelin e ambasadës znj.

Pjesëmarrës në ekspozitë

Shtrojere Zogaj, Visar Zeqiri dhe Jeton Pireva. Për nder të autorit dhe të pranishmëve ambasadori Dr. Faruk Ajeti shtroi një koktej vëllazëror  për çka e falënderoi bashkatdhetarin tonë nga Kaçaniku zotëri Bujar Bela që ishte përkujdesur për darkën me specialitete nga kuzhina italiane.

Open photo
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Open photo