22:29 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ambasada e Kosovës në Gjermani së bashku me atë të Danimarkës festojnë 12 vjetorin e pavarësisë

Një delegacion i Ambasadës së Kosovës në Gjermani sonte ka qëndruar në Kopenhagë të Danimarkës për të festuar 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në këtë manifestim, prezent ishin edhe ambasadori jo rezident i Kosovës në mbretërinë daneze dhe konsulli i Kosovës në Kopenhagë, Arton Krasniqi,  transmeton Indeksonline.

Image may contain: 2 people, people standing, shoes and suit

“Në Kopenhagë të Danimarkës sonte Republika e Kosovës festoi 12 Vjetorin e lindjes së shtetësisë. Ambasadori jorezident i Kosovës në mbretërinë daneze bashkë me Konsullin e Kosovës në Kopenhagë Arton Krasniqi dhe Këshilltaren e Ambasadës në Gjermani, Zonjën Shota Bukoshi, në pritjen për mysafirët nga Kori Diplomatik, përfaqësuesit e Qeverisë daneze si dhe komuniteti shqiptar në Danimarkë falenderuan për praninë në festën për Kosovën!”, ka shkruar Ambasada e Kosovës në Gjermani në postimin e saj./Indeksonline/

Image may contain: 3 people, table and indoor
Image may contain: 5 people, people standing, suit, shoes and indoor
Image may contain: 3 people, people standing, suit and indoor