08:38 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ambasada e Kosovës në Itali: Deri sot s’ka asnjë kosovar të prekur nga coronavirusi

Ambasada e Kosovës në Italia ka bërë të ditur se deri tani asnjë kosovar s’është i prekur nga coronavirusi.

Përmes një njoftimi publik të bërë nga Ambasada e Kosovës në Romë thuhet se bashkë me Konsullatën e Përgjithshme në Milano janë duke e monitoruar dhe ndjekur me shumë vëmendje dhe kujdes emergjencën shëndetësore, lidhur me përhapjen e këtij virusi, transmeton Indeksonline.

“Fatmirësisht, deri sot nuk rezulton i prekur nga ky virus asnjë shtetas nga Kosova. U bëjmë thirrje shtetasve tanë me banim-qëndrim në Itali, se në rast nevoje mund të na kontaktojnë në çdo moment në numrat e emergjencës 24/7. Në koordinim me organet dhe institucionet tona dhe ato vendore italiane, mbetemi në gatishmëri të plotë të shtetasve tanë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, ambasada ka njoftuar se për çdo eventualitet këta janë numrat e emergjencave: në Romë është: +393274526991; dhe ai i Konsullatës së Përgjithshme në Milano: +393472127662.

Për vetëm dy ditë në Itali të prekur me coronavirusin tejkaloi numri 130, me 90 vetëm në Lombardi, e disa të tjerë në Veneto./Indeksonline/

NJOFTIM

Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë së bashku me
Konsullatën e Përgjithshme në Milano janë duke e monitoruar dhe ndjekur me shumë vëmendje dhe kujdes emergjencën shëndetësore lidhur me përhapjen e Koronavirus – Covid 19 në Itali.
Fatmirësisht, deri më sot nuk rezulton i prekur nga ky virus asnjë shtetas nga Kosova.
U bëjmë thirrje shtetasve tanë me banim/qendrim në Itali, se në rast nevoje mund të na kontaktojnë në çdo moment në numrat e emergjencës 24/7.
Në koordinim me organet dhe institucionet tona dhe ato vendore italiane, mbetemi në gatishmëri të plotë të shtetasve tanë.

Për çdo eventualitet numri i emergjencave i ARKS në Romë: +393274526991;
dhe ai i Konsullatës së Përgjithshme në Milano: +393472127662.