16:46 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ambasada e SHBA-së, Kosovës: Faleminderit për solidarizimin e rastit të George Floydit

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka falënderuar qytetarët e Kosovës që kanë shprehur ngushëllimet dhe brengën e tyre për vdekjen e Xhorxh Flojdit (George Floyd).

“Qeveria federale, si dhe autoritetet e shtetit federal dhe ato lokale – dhe populli amerikan – janë thellësisht të përkushtuara për drejtësi për Z. Floyd dhe familjen e tij.

Presidenti Trump ka deklaruar: „Vdekja e George Floydit në rrugët e Mineapolisit ishte tragjedi e rëndë, që nuk do të duhej të kishte ndodhur kurrë. Ajo i ka mbushur amerikanët anembanë vendit me ndjenjë të tmerrit, zemërimit dhe pikëllimit”… Prokurorët kanë ndërmarrë hapa të shpejtë për ngritjen e akuzës, duke respektuar plotësisht një proces të drejtë për të gjithë të përfshirët në rast.

Si amerikan dhe si njeri, e ndaj zemërimin për vdekjen e Z. Floyd dhe i kam shikuar ngjarjet që pasuan në rrugët e qyteteve amerikane me shqetësim të thellë. Përderisa vazhdojmë të përfytemi me diskriminimin në jetën dhe drejtësinë amerikane, objektet si Memoriali Kombëtar për Paqe dhe Drejtësi dhe Muzeu i Trashëgimisë (https://museumandmemorial.eji.org/memorial) na ndihmojnë të ekzaminojmë të kaluarën në mënyrë të sinqertë dhe ta dyfishojmë vendosmërinë tonë për të mundësuar drejtësinë në të tashmen.

Autopsy report shows George Floyd had tested positive for COVID-19 ...

Unë besoj se Amerika do të dalë nga ky çast i tmerrshëm më e fuqishme dhe edhe më e përkushtuar për të gjetur rrugën përpara për të përmbushur premtimin historik të të drejtave të barabarta dhe drejtësisë së barabartë për të gjithë qytetarët. Kjo do të kërkojë veprim të bashkërenditur të qeverisë dhe qytetarëve, me ndihmën e shtypit të lirë. Të njëjtën gjë e duam edhe për Kosovën”, thuhet në njoftimin e tyre. /Indeksonline/

Live Updates on George Floyd Protests: A National Push for ...
George Floyd autopsy: Floyd died from asphyxiation from pressure
New video shows 3 policemen kneeling on George Floyd - AS.com
Santa Barbara Artists Paint George Floyd Mural on Side of EOS ...