18:33 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ambasada e Zvicrës pas dorëheqjes së Haradinajt: Jemi të bindur se institucionet do të trajtojnë në mënyrë efektive nevojat e popullit

Pas ftesës së Gjykatës Speciale, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të premten ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Haradinaj sot ka shkruar një letër zyrtare, ku ka thënë se deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si kryeministër dhe Qeveri në dorëheqje.

Me këtë rast Ambasada e Zvicrës në Kosovës ka reaguar, ku përmes një njoftimi në facebook është thënë se kjo Ambasadë merr parasysh dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga funksioni i Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Ja njoftimi i Ambasadës:

Ambasada e Zvicrës merr parasysh dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga funksioni i Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Ne u bëjmë thirrje të gjithë përfaqësuesve institucional që të veprojnë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Jemi të bindur se institucionet shtetërore vazhdojnë të funksionojnë dhe do të trajtojnë në mënyrë efektive nevojat e popullit.