13:57 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ambasadorët shqiptarë në Gjermani marrin pjesë në varrimin e albanologut të madh, Wilfried Fiedler

Ambasadori i Republikës së Kosovës Beqë Cufaj së bashku me homologët e tij, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Artur Kuko dhe atë të Maqedonisë së Veriut Ramadan Nazifi morën pjesë sot në ceremoninë e varrimit të Albanologut të madh gjerman, Prof. Dr. Wilfried Fiedler.

Në ceremoninë e përcjelljeve mortore të Albanologut të madh gjerman edhe njëherë u kujtua kontributi i tij prej kolosi për gjuhën dhe kulturën shqiptare!