16:11 / E Martë, 25 Janar 2022 / AR

Ambasadori Ajeti takon të famshmin e Gjermanisë, Joschka Fischer

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka takuar ish-ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Joschka Fischer.

Ai thotë se angazhimin e Fischer për çlirimin e Kosovës nga regjimi serb, dikur e kuptoi nga librat dhe biografitë e tij. Mirëpo sot pati kёnaqёsinё ta dëgjonte nga vet ai, pa tё cilin thotë se, mozaiku i çlirimit tё Kosovës nuk ёshtё i plotë, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Nder i jashtëzakonshëm dhe privilegj jetësor tё zhvilloja njё takim sa miqësor, aq edhe tё paharrueshëm me ish-ministrin e Jashtëm të Gjermanisë Joschka Fischer. Angazhimin e tij tё pashoq pёr çlirimin e Kosovës nga regjimi serb, dikur e kuptoja nga librat dhe biografitë e tij, e sot, pata kёnaqёsinё ta dëgjoja nga vet ai, pa tё cilin mozaiku i çlirimit tё Kosovës nuk ёshtё i plotë. Njё obligim jo vetёm institucional dhe kombëtar, por edhe moral, qё traseja e aktivitetit tonë diplomatik nё Berlin, tё kalojё domosdoshmёrisht nёpёr zyrat e atyre qё ishin pranë nesh nё kohёt mё tё vështira tё ekzistencës tonë.

Joschka Fischer nuk e fsheh gëzimin e tij për suksesin e gjithanshëm tё Republikës sё Kosovës, për orientimin e qartë euro-atlantik tё shtetit kosovar dhe tё kursit perëndimor tё shoqërisë dhe elitës kosovare. Nga takimet e tij me presidentin Rugova e deri tek temat aktuale mbi marrëdhëniet tradicionale, historike dhe tё pazëvendësueshme ndërmjet Republikës sё Kosovës 🇽🇰dhe tё Gjermanisë 🇩🇪, biseda me tё mbetet njё tour d’horizon unik për politikën e jashtme gjermane dhe atë botërore.

Përpos qё pata kёnaqёsinё qё nё emёr tё Presidentes sё Republikёs, dr. Vjosa Osmani-Sadriu, t`i përcjell ftesën pёr tё vizituar Kosovën, mikut tё veçantë tё vendit tonё i dorёzova po ashtu njё portret tё veçantë i punuar nga artisti kosovar nё Berlin, Berat Hasani.

Ky portret ёshtё njё segment i vetëm nga fjalimi historik i Joschka Fischer gjatë luftës sё Kosovës, i mbajtur nё maj tё vitit 1999 nё Kongresin e jashtëzakonshëm tё Partisë sё Gjelbër nё Bielefeld. Ky nuk ka qenë çfarëdolloj fjalimi, por “fjalimi mё i mirё nё karrierën time politike”, pati deklaruar vet Joschka Fischer.

Joschka Fischer, njё politikan i veçantë nga Partia e Gjelbёr, i cili drejtoi diplomacinë gjermane tok me aleatët perëndimorë drejt njё lufte, tё cilёn as ai nuk e dëshironte, ama ishte i pa kompromis përball mizorive çnjerëzore të shtetit serb dhe nё mbrojtje tё jetёs sё njerëzve. Parimet themelore tё politikës sё jashtme tё proklamuara nё fjalimin e lartcekur nё Bielefeld: “kurrë mё luftё”, “kurrë mё Auschwitz“, „kurrё mё gjenocid“ dhe „kurrё mё fashizëm“, janё trashëgimia mё e mirё pёr njё botё stabile dhe paqёsore.

Vendi ynë ka qenë, ёshtё dhe do tё jetё, jo vetëm me fat, por edhe përjetësisht mirënjohës ndaj miqve tё tillë.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani/Botschaft der Republik Kosovo