17:28 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Ambasadori amerikan: Kosova ka sukses kur udhëhiqet nga gratë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, deklaroi sot se Kosova ka sukses kur gratë udhëheqin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kosnett ka ftuar të gjithë të ndajnë tregimet për gratë udhëheqëse.

“Kosova ka sukses kur gratë udhëheqin! Muajin e kaluar kam ndarë tregimet e shumë grave që janë udhëheqëse në Kosovë. Unë ju ftoj të ndani udhëheqësit që ju frymëzojnë – përdorni WomenLeadKS, kështu që ne mund të festojmë kontributet e grave në Kosovë!”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Duhet përkujtuar që Kosnett gjatë ditëve të fundit shpesh herë ka përsëritur nevojën që Kosova të udhëhiqet nga gratë./Indeksonline/