11:04 / E Premte, 27 Maj 2022 / B O

Ambasadori amerikan në Kosovë i reagon kryediplomatit rus për masakrën e Reçakut

Sergeri Lavrov ka mohuar Masakrën e Reçakut teksa ka folur për masakrën që ushtarët rus kanë kryer në Bucha të Ukrainës kundër civilëve të paarmatosur.

Për këtë ka patur një reagim nga ambasadori amerikan në Kosovë, Hovenier.

“Ata që mohojnë mizoritë në Reçak kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal, konsolidimit demokratik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Hovenier në reagim.

Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, njëjtë sikur udhëheqësit në Serbi ka thënë se Masakra e Reçakut ishte një trillim./Indeksonline/