19:11 / E Shtunë, 02 Tetor 2021 / OSH

Ambasadori amerikan në Serbi pas marrëveshjes për targat: Tani të përqëndrohemi në zgjidhje të qëndrueshme

Ambasadori i SHBA-së në Begorad, Anthony Godfrey, është shprehur i kënaqur me zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel për targat.

Ai është shprehur se tani është koha për t’u fokusuar që të gjendet zgjidhja afatgjatë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Godfrey këto deklarime i ka bërë nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’.

“I kënaqur që shoh zbatimin besnik të marrëveshjes së arritur në Bruksel. Liria e lëvizjes dhe tregtia është fondamenti i integrimit ekonomik dhe mirëqenies në rajon”, ka shkruar ai.

“Tani ne duhet të fokusohemi tek një zgjidhje e qëndrueshme”.

Ndryshe, gjatë ditës, i ngarkuari me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas Giacobbe, e ka mbështetur largimin e Njësisë Speciale dhe heqjen e barrikadave në veri të vendit.