22:19 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ambasadori britanik i mahnitur nga performanca e balerinëve kosovarë

Trupa e Baletit të Kosovës, mbrëmë ka dhënë premierën ‘Le Corsaire’, me koreograf Israel Rodriguez.

Kjo shfaqje erdhi në tri akte, ndërsa balerinët kosovarë sollën përmes lojës së tyre sollën në skenë; dashurinë, tradhtinë, intrigat e lumturinë, shkruan Indeksonline.

Premiera u prit teje mirë nga audienca, por ajo mbrëmë pati edhe një mysafir të veçantë, ambasadorin britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell.

E ky i fundit duke të jetë i entuziazmuar nga performanca e balerinëve kosovarë, saqë falënderoi atë përmes një postimi në llogarinë Facebook, por edhe u dhuroi atyre suksese në pjesëmarrjen e tyre në Finlandë./Indeksonline/