Balerinët kosovarë me premierë, Kadri Veseli me bashkëshorten festojnë me ta
Sonte Trupa e Baletit të Kosovës ka dhënë premierën e shfaqjes ‘Carmen’.
Si gjithmonë në shfaqjet e balerinëve kosovarë nuk mungon publiku të cilët janë pëkrahja më e madhe e tyre. Por kësaj radhe kjo trupë pati edhe një mysafir tjetër, ishte kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli i cili bashkë me bashkëshorten u bënë pjesë e publikut, shkruan Indeksonline.
Pas premierës, Veseli madje ka pirë dhe kafe me balerinët dhe drejtorit e tyre, Ahmet Brahimaj. Ata shihen në një fotografi ne byfenë e Teatrit Kombëtar të Kosovës./Indeksonline/