12:54 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ambasadori britanik, O’Connell: Fadil Vokrri bëri ëndrrën kosovare realitet

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, Ruairi O’Connell ka shprehur ngushëllime për vdekjen e legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri.

O’Connell përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, është shprehur i nderuar që ka pasur rastin të ketë shok Fadil Vokrrin. Ai e ka konsideruar si gjigant të sportit dhe realizatorin e ëndrrës kosovare për anëtarësim në FIFA.

Në fund O’Connell ka ngritur lartë edhe personalitetin e Vokrrit, si person modest e madhështor./Indeksonline/

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Pata nderin ta konsiderojë Fadil Vokrri si shok. Fadili ka qenë gjigant i sportit e Kosovës. Mirë që Fadili ka realizuar ëndren e Kosovarëve që Kosova të anëtarsohet në FIFA dhe të marrë pjesë në konkurrencen ndërkombëtar. Ai ka qenë njeri shumë modest, por madhëstor, dhe trashëgim i tij do të ketë efektin e parkahasueshëm për gjeneratat në vijim.

Ngushllime për familjen, por edhe krejt Kosovën.