20:12 / E Hënë, 22 Shkurt 2021 / AR

Ambasadori britanik reagon ashpër për rrahjen e djalit të Nenad Rashiqit

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka reaguar pas lajmit se djali i politikanit serb, Nenad Rashiq ka qenë pjesë e një rrahje që ka ndodhur në fshatin Llapnasellë, shkruan Indeksonline.

Ai tha se sulmi ndaj tij po sëmurë çdo gjë që mund të jetë motivim.

“Dhuna e tillë, qoftë fizike apo verbale, është e papranueshme ndaj askujt, por është veçanërisht tronditëse ndaj një personi të ri.

Unë kërkoj që Policia e Kosovës të hetojë shpejt këtë incident dhe të gjejë ata që nxitën dhe morën pjesë në këtë incident“, ka shkruar Abbott në Facebook./Indeksonline/