23:14 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ambasadori britanik: Shpresoj që një ditë një skuadër kosovare të luaj me Evertonin

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell ka qenë prezent në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve në mes të Feronikelit dhe TNS.

Ai ka thënë se ka pasur emocione të dyfishta pasi që një skuadër nga vendlindja ka luajtur kundër vendit ku punon.

Ambasadori i cili shumë shpejt i mbaron mandati do të pres Kosovën në Angli në muajin shtator dhe shpreson që një ditë një skuadër kosovare të luaj kundër skuadrës së zemrës, Evertonit.

Mirë është për TNS por edhe më mirë për Kosovën. Edhe pse humbi Feronikeli kjo ishte ndeshje e madhe pasi një skuadër britanike vjen në Kosovë.

Ka pas pak mungesë të përvojës dhe menaxhimi nuk ka qenë mirë. Pas golit të pësuar ka qenë problem për Feronikelit. Kanë treguar gatishmëri dhe kanë treguar shanse.

Do të mërzitëm për largimin tim, kosovarët më kanë ndihmuar, do të më mungoj shumë Kosova. Do të kthehem në Londër dhe do ta pres ekipin Kombëtar atje.

Unë nuk do ta harroj kurrë Kosovën dhe shpresoj që Everton dhe një skuadër kosovare të kualifikohen në Ligën e Kampionëve dhe të luajnë së bashku“, ka thënë ambasadori i Britanisë së Madhe. /IndeksOnline/