18:52 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ambasadori britanik takon ish-ushtarin e UÇK-së, i shpreh mirënjohje për veprën heroike

Ambasadori i Britanisë së Madhe Ruairi O’Connell, ka takuar një ish-pjesëtar të UÇK-së, duke i shprehur mirënjohje për veprën e tij heroike që kishte bërë gjatë një sulmi terrorist në Borough Market në Londër, duke shpëtuar shumë jetë njerëzish.

“Nderi më i madh i mandatit tim, që sot e takova Dervish Gashi. Ky trim i jashtëzakonshëm, ish-pjesëtar i UÇK-së, ka rrezikuar jetën e tij duke shpëtuar jetën e shumë të tjerëve gjatë një sulmi terrorist në Borough Market në Londër. Kjo është trimëri e vërtetë. Britania, edhe unë personalisht, do të mbetemi gjithmonë mirënjohës për veprat e tij. Ai është shembull për të gjithë”, ka shkruar O’Connell./Indeksonline/