18:56 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kryeprokurori i Prizrenit takohet me ambasadorin britanik, ja çka diskutuan!

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka pritur ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar,  Ruairi O’Connell, me ç’rast ka diskutuar për gjendjen e sigurisë në qytetin e Prizrenit dhe sfidat për parandalimin dhe luftimin e krimit.

Kryeprokurori Shala falënderoi ambasadorin O’Connell për mbështetjen e pakursyer që Britania e Madhe i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës dhe sistemit të saj të drejtësisë.

Nga ana tjetër, ambasadori  O’Connell falënderoi kryeprokurorin për përkushtimin e tij dhe të institucioneve të zbatimit të ligjit për të siguruar një ambient të sigurt në qytetin e Prizrenit, me ç’rast përshëndeti përpjekjet dhe angazhimet e kësaj prokurorie për zbulimin dhe kapjen e menjëhershme të të dyshuarit për ngacmim seksual të një shtetaseje të huaj në Prizren./Indeksonline/