12:15 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ambasadori Delawie viziton Sherbimin Korrektues të Kosovës

Ambasadori i SHBA-ve në Kosove, Greg Delawie  ka vizituar Shërbimin Korrektues të Kosovës e me ç’rast zyrtarisht uroi Nehat Thaqin, Drejtorin e Përgjithshëm të SHKK-së për detyrën e tij të re në krye të këtij institucioni.

Kjo vizite ishte një mundësi për Thaqin dhe Ambasadorin Delawie për të biseduar rreth gjendjes aktuale, të arriturat dhe vizionin e SHKK-së në vitet e ardhshme me fokus në fushat e bashkëpunimit dhe mbështetjes së SHBA-ve përmes programit te ICITAP/INL.

Për më tepër, Thaqi shpalosi para Ambasadorit Delawie detajet e projekteve dhe programeve të ndryshme të SHKK-së dhe punës që i gjithë Shërbimi e bënë në të gjitha Qendrat Korrektuese dhe ato të Paraburgimit në gjithë vendin.

Gjatë takimit ku të pranishëm ishin edhe z. Rasim Selmani – Ud. Zëvendes Drejtor i Përgjithshëm , znj. Teuta Zogiani, udhëheqëse e Departamentit të Inxhinieringut, znj. Kimberly Riffe –Menaxhere e Programit të ICITAP në Kosovë znj. Linda Gashi – Kordinatore e Programit të ICITAP për SHKK-në znj. Tracy Whittington –Drejtoreshë e Programit të INL në Kosovës Matt Jones – Këshilltar Policor i INL në Kosovë, fokus i veçantë i është dhënë rrugëtimit dhe përpjekjeve për të maksimizuar prodhimin ekonomik për të arritur nivelin komercial përmes ndërtimit të fermave, kultivimin e perimeve, programet e ndryshme të aftësimit profesional si mundësi e angazhimit të burgosurve dhe aftësimit të tyre që të riintegrohen më lehtë pas vuajtjes së dënimit të tyre.

Kjo vizite përfundojë me falënderimin e Thaqit për Ambasadorin Delawie për mbështetjen e SHBA-ve dhënë deri tani SHKK-se duke theksuar se vetëm me punën e përbashkët mund të arrihet një ndryshim pozitiv në rehabilitimin dhe risocializimin e të burgosurve që të njëjtit të kthehen qytetar më produktiv në komunitet