11:32 / E Diele, 16 Tetor 2022 / LB

Ambasadori francez i prerë ndaj Serbisë: Duhet ta merrni një vendim të qartë

Ambasadori francez në Beograd, Pierre Cauchard deklaroi se askush në Evropë nuk mund ta imagjinonte Serbinë në anën e Rusisë.

Ai tha se kur bëhet fjalë për të ardhmen evropiane të Serbisë, optimizmi i tij është “i paprekur”.

Cauchard nënvizoi se harmonizimi i Serbisë me politikën e jashtme të BE-së u bë shumë më i rëndësishëm me agresionin rus ndaj Ukrainës, raporton Euronews Serbia, transmeton Paparaci.

“Prandaj Serbia duhet të marrë një vendim të qartë”, theksoi diplomati francez në Beograd.

Cauchard shtoi se nuk mund ta imagjinojë se qytetarët e Serbisë do të ndjekin ndonjë rrugë tjetër, përveç hyrjes në BE, e cila do të mundësojë mbrojtjen e demokracisë dhe lirisë dhe do të sigurojë prosperitetin e vendit.

Ndër të tjera, diplomati u shpreh se ajo që po ndodh në Ukrain,ë vë në pikëpyetje vlerat evropiane që përbëjnë themelet e BE-së.