15:41 / E Hënë, 26 Korrik 2021 / AR

Ambasadori gjerman për medaljen e artë të Nora Gjakovës: E mahnitshme

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e quajtur të mahnitshme fitoren e sotme të Nora Gjakovës në finalen e garës deri në 57 kilogramë në xhudo.

Ai ka shkruar në Twitter se gratë po përparojnë në Kosovë.

“Me të vërtetë e mahnitshme! Urime për medaljen e dytë të Kosovës. Në politikë, biznes ose sport: gratë e forta po përparojnë në Kosovë!”, shkroi Rohde.

Nora Gjakova e mposhti në finale Sarah Leoine Cysiquen, duke ia siguruar Kosovës medaljen e tretë të artë olimpike në histori.