Goditje për Francën, Tchouameni mungon në ndeshjen ndaj Paraguajit
Aurelien Tchouameni do të mungojë në ndeshjen e 1/8-tave ndaj Paraguajit.
Kjo pasi që francezi pësoi një lëndim gjatë stërvitjeve të “Les Bleus”, për këtë ndeshje.
Lëndimi i tij nuk është i rëndë, ku do të mungojë për vetëm 4 ditë por në rast të një shqetësimi ai mund të humbas edhe çerek-finalen, në rast të kualifikimit të Francës.
Ndeshja Paraguaj-Francë, zhvillohet sonte në orën 23:00./IndeksOnline/

