Ambasadori gjerman uron Osmanin: Gjermania do vazhdojë të jetë partnere e ngushtë me Kosovën
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen si presidente të vendit, shkruan Indeksonline.
Ai tha se Gjermania do të vazhdojë të jetë një partnere e ngushtë me Kosovën.
“Urime @VjosaOsmaniMP për zgjedhjen e saj si Presidente të Kosovës. Gjermania do të vazhdojë të jetë një mik dhe partner i ngushtë për Kosovën. Unë pres që të punoj nga afër me ju në intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve gjermano-kosovare”.
Congratulations to @VjosaOsmaniMP on her election as Kosovo's President. Germany will continue to be a close friend and partner for Kosovo. I am looking forward to closely work with you on further intensifying German-Kosovo relations. pic.twitter.com/wNWFZZgv0w
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) April 4, 2021