17:17 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Ambasadori Grenell sonte në Prishtinë, darkë pune me presidentin Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të zhvillojë sonte një darkë pune me të Dërguarin e Posaçëm të presidentit Trump për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell, raporton Indeksonline.

Takimi zhvillohet në orën 19:30, në një prej restoranteve në Prishtinë.

Ndryshe pas qëndrimit të tij në Kosovë, Grenell pritet që të udhëtojë edhe drejt Beogradit./Indeksonline/