15:39 / E Enjte, 02 Korrik 2020

Ambasadori Heldt: Pamjet nëpër rrugë dhe terracat e kafiterive janë të padurueshme

Ambasadori gjerman, Christian Heldt ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Heldt tha se janë të padurueshme pamjet nëpër rrugë dhe në terracat e kafiterive në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Madje ai shtoi se pasojat do të shihen në kujdesin intensiv.

“Apostolova, vërtetë shpresoj se kjo do të frymëzojë të gjithë të sillen me përgjegjësi dhe institucionet qeveritare e shtetërore të kenë zbatim të fuqishëm të rregullave. Pamjet në rrugë dhe në terracat e kafiterive janë të padurueshme. Pasojat do të shihen në kujdesin intensiv”, shkroi ai në Tiëtter.

Këtë reagim Heldt e bëri duke shpërndarë një publik të BE-së, lidhur me ndihmën që iu dha sot shëndetësisë kosovare për luftimin e koronavirusit./Indeksonline/

Mos i humb