Obiliqi me QKMF të re, nënshkruhet kontrata për ndërtimin e saj
Komuna e Obiliqit ka nënshkruar kontratën për realizimin e fazës së parë të projektit për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Kontrata u nënshkrua dje dhe investimi kap vlerën prej 369,934.31 euro, raporton IndeksOnline.
Punimet do të realizohen nga një grup operatorësh ekonomikë, teksa kohëzgjatja e saj do të jetë tre muaj.
Vlera e parashikuar fillestare e kontratës ishte 384,449.70 euro, ndërsa kontrata u lidh për rreth 15 mijë euro më pak se vlera e parashikuar.
Me ndërtimin e QKMF-së së re parashihet të përmirësohen shërbimet parësore shëndetësore në këtë komunë.
Më poshtë dokumenti i plotë:

