11:09 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ambasadori i Amerikës në Serbi: Jemi të zhgënjyer, por të fokusuar në të ardhmen

Ambasadori i Amerikës në Serbi, Kyle Skat ka thënë se është zhgënjyer që pas kaq vitesh nuk ka përgjigje në pyetjen se kush është përgjegjës për komandën e tërheqjes së policisë dhe të mos sigurimit të Ambasadës amerikane në Beograd në vitin 2008, transmeton Indeksonline.

“Ekzekutivi thotë se gjyqësori të bëjë punën e vet dhe se nuk mund të ndërhyjë në procedurë. Gjykatësi vendosi dhe ne jemi të zhgënjyer që pas kaq shuam vitesh ende nuk e kanë përgjigjen e saktë se kush është përgjegjës për rendin në polici, për përgjegjësin e shkatërrimit të madh të ambasadës sonë dhe veçanërisht për vdekjen e një personi”, ka thënë Skat./Indeksonline/