14:03 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

​Ambasadori i Italisë në Kosovë përkujton 22 vjetorin e masakrës së Reçakut

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka përkujtuar 22-vjetorin e masakrës së Reçakut.

Orlando përmes një shkrimi në Twitter ka kujtuar viktimat e kësaj masakre ku rithekson domosdonë për të vënë drejtësinë në vend.

“Në përvjetorin e masakrës së Reçakut ne kujtojmë viktimat dhe pohojmë domosdonë e drejtësisë dhe pajtimit në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Orlando.