11:26 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ambasadori i SHBA-së, Kosnett me plis në kokë në përmbylljen e festivalit ”Etnofest”

Festivali ”Etnofest” u mbajt në fshatin Kukaj, nga 6 deri më 25 gusht, shkruan Indeksonline.

Artistë të ndryshëm si: aktorë, valltarë, muzikantë, gatues, piktorë dhe fotografë treguan krijimet e tyre artistike nën një qiell të hapur.

E veçanta sivjet ishte edhe pjesëmarrja e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett.

Në mbyllje të festivalit u shfaq edhe ambasadori Kosnett, i cili e vendosi plisin në kokë.

Ky gjest i tij edhe njëherë e dëshmon miqësinë midis dy vendeve si edhe simpatinë që ka Kosnett për shqiptarët, që e ka dëshmuar edhe me kontributin e tij në procese të rëndësishme për Kosovën. /Indeksonline/