16:09 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ambasadori kinez akuzon Britaninë për “ndërhyrje të rëndë” mbi Hong Kong

Ambasadori i Kinës në Londër ka akuzuar Britaninë për ndërhyrje të rëndë në Hong Kong-un, për të cilin ai tha se mund të dëmtojë investimet e ardhshme kineze.

Britania e ka përshkruar ligjin e sigurisë së Hong Kong-ut si një shkelje serioze të Deklaratës së Përbashkët të  vitit 1984.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar vazhdon të bëjë vërejtje të papërgjegjshme për cështjet e Hong Kong-ut”, u tha ambasadori Liu Xiaoming gazetarëve.

Liu tha se, megjithëse Kina dëshironte marrëdhënie miqësore me Britaninë, mund të ketë pasoja të shumta nëse Britania do ta trajtonte Pekinin si një armik ose me dyshime.

Ne duam të jemi shoku juaj. Ne duam të jemi partneri juaj. Por nëse doni ta bëni Kinën një vend armiqësor, do të duhet të mbani pasojat”, tha ai./Indeksonline/