09:42 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ambasadori kinez: Kosova është Serbi dhe e tillë do të mbetet

Ambasadori kinez në Beograd, Li Mançang ka thënë se Kosova është Serbi.

Sipas tij Kosova është Serbi dhe e tillë do të mbetet përderisa është deklaruar për një takim të mundshëm në mes presidentit të Kinës dhe atij të Serbisë.

‘Presidenti i Serbisë vjen me ftesë personale të presidentit të Kinës. Presidenti Vuçiq ishte në Kinë në kohën kur shërbeu si kryeministër. Si atëherë si tani ai është i mirëseardhur dhe do të ketë një numër të diskutimeve të rëndësishme dypalëshe” ,ka thënë diplomati kinez.

Ai ka deklaruar poashtu se Kina kurrë nuk ka qenë kundër Serbisë dhe interesave të saj.

“Ne ishim me Serbinë në kohët më të vështira, kur u sanksionua dhe kur u bombardua. Nuk do të lejojmë kurrë askënd të jetë në territorin e Serbisë dhe të bëjë diçka kundër interesave të Kinës”, ka thënë ai.

Ambasadori kinez ka thënë poashtu se qëndrimi kinez është i njohur për të gjithë.

“Kina si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit nuk e njeh Kosovën. Kjo do të thotë se ne mendojmë se ajo është Serbi. Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në bazë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit dhe në përputhje me dokumentet relevante ndërkombëtare. Ne mbështesim bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës, në mënyrë që të zgjidhet ky problem”, ka thënë Mançang./Indeksonline/