13:21 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Ambasadori Kosnett: Trumpi dhe ekipi i tij, punuan shumë për të arritur marrëveshjen ajrore Kosovë-Serbi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett është deklaruar lidhur me linjën ajrore Prishtinë-Beograd.

Konsett tha se presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për të arritur këtë marrëveshje, që sipas tij është vetëm fillimi i një të ardhmeje të ndritur për miqtë në Kosovë dhe në Serbi, transmeton Indeksonline.

“Siç@ Potus tha dje, ky është një hap drejt fitores së rajonit. Faleminderit ambasadorit Grenell &NSA O’Brien për lidershipin e tyre”, tha ndërkaq Kosnetti./Indeksonline/