19:58 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ambasadori në Emiratet e Bashkuara Arabe: Ekziston vullnet i fuqishëm që edhe më tutje të ndihmohet Kosova

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara, Avni Arifi ka zhvilluar sot një takim me ministrin e  Jashtëm të Emirateve, Sheikh Abdallah bin Zayed al Nahyan.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova si dhe për mundësitë e fuqizimit të raporteve bilaterale Kosovë-EBA.

Arifi tha se ekziston një vullnet i fuqishëm që edhe më tutje të ndihmohet Kosova, por tani në formë të investimeve ku potenciali ekonomik i EBA është i gatshëm që të aktivizohet konform propozimeve dhe projekteve atraktive ekonomike që mund të vijnë nga Kosova, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sot u prita nga Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe HH Sheikh Abdallah bin Zayed al Nahyan. Në një takim shumë miqësor u diskutua për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova si dhe mundësit e fuqizimit të raporteve bilaterale Kosovë-EBA. EBA mbetet njëri nga vendet kryesore të këtij rajoni që ka mbështetur Kosovën fuqishëm gjatë luftës por edhe në procesin e rindërtimit dhe zhvillimit të Kosovës. Ekziston një vullnet i fuqishëm që edhe më tutje të ndihmohet Kosova por tani në formë të investimeve ku potenciali ekonomik i EBA është i gatshëm që të aktivizohet konform propozimeve dhe projekteve atraktive ekonomike që mund të vijnë nga Kosova. Komunikimi me EBA do të rritet dhe fuqizohet në javët dhe muajt dhe kjo gjithsesi do të jetë në interes reciprok të të dy vendeve