13:39 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ambasadori Orlando: Italia dhe ushtria e saj, në mbështetje të vazhdueshme Kosovës gjatë pandemisë

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, ka vizituar sot QKUK-në bashkë me komandantin e KFOR-it  Michele Risi, për të parë nga afër situatën atje dhe ballafaqimin që po i bëhet nga institucionet vendore pandemisë Covid-19.

Orlando është shprehur i kënaqur që shteti i tij ka mundur për disa muaj rresht të ndihmojë e mbështesë Kosovën në përgjigje ndaj Covidit.

“Me komandantin e KFOR-it sot pata nderin t’i prezantoja kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministrit Armend Zemaj ekipin e jashtëzakonshëm ushtarak nga Italia në mbështetje të Kosovës në përgjigje ndaj #Covidit për disa muaj, bashkë me koopercionin italian.

Mbani maskat dhe distancën, lajini duart: së bashku do ia dalim”, ka shkruar Orlando në Twitter.