19:16 / E Enjte, 23 Maj 2024 / Gj. Sh

Ambasadori Rohde: Suhareka kryeqyteti sportiv jozyrtar i Kosovës

Ambasadori i Gjermnaisë në Kosovë, John Rohde së bashku me ambasadorët dhe përfaqësuesit e & @EulexHoM, sot janë takuar me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj.

Rohde përmes një stastusi në Twitter, ka thënë se qyteti i Suharekës, është kryeqytetit sportiv jozyrtar i Kosovës, kjo pasi Ballkani fitoi Superligën dhe Kupën e Kosovës në futboll, FC Suhareka doli kampion në Ligën e parë në futboll, derisa klubi i basketbollit, Golden Eagle Ylli sonte e zhvillon finalen e madhe ndaj Trepçës.

”Pati një shkëmbim të mirë me kryetarin Muharremaj të Suharekës – kryeqytetit sportiv jozyrtar të Kosovës 🇽🇰- me ekipet e saj të suksesshme në basketboll, futboll dhe volejboll.”, ka shkruar Rohde./IndeksOnline/