13:05 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ambasadori rus nesër ia dorëzon Vuçiqit porosinë e Putinit për Kosovën

Nesër do t’i përcillet një mesazh që ka të bëjë më Kosovën presidentit rus Vladimir Putin nga Aleksander Botsan-Kharchenko, ambasadori i ri i Rusisë në Serbi.

Siç njofton gazeta serbe “Blic”, ambasadori rus të hënën për herë të parë do ta takojë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Kharchenko do t’ia dorëzojë Vuçiqit një porosi urgjente të presidentit rus Vladimir Putin”, shkruan gazeta serbe.

Ambasadori i ri rus Kharchenko ishtë  i përfshirë në proceset diplomatike që kishin të bëjnë me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, kurse më vonë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës./Indeksonline/